Reali e bën traditë “pokerin” në La Liga, Leganes është viktima e radhës (VIDEO)
Reali i Madridit s’ka ndërmend të ndalet në La Liga, duke regjistruar suksesin e tretë në këtë sezon në po kaq ndeshje. Merengues fituan 4-1 ndaj Leganes, ashtu si në javën e kaluar ndaj Gironas.
Klubi mretëror kaloi në avantazh që në minutën e 50-të me Bale, por kundërpërgjigja e miqve erdhi pas 7 minutash me Carrillon nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Karim Benzema shënoi dy gola brenda 11 minutave, ndërkohë që për t’i vënë vulën mendoi Ramos nga pika e bardhë.
Reali ngjitet në vendin e parë, me pikë të plota pas tre javësh. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

