Reali fiton me lehtësi ndaj Eibarit, Hazard rikthehet me asist (VIDEO)
Real Madridi ka fituar 3-1 përballë Eibarit, duke ruajtur ritmin e Barcelonës. Los Blancos e nisën furishëm takimin, duke i shënuar të tre golat që në pjesën e parë.
Pa u mbushur katër minuta lojë, e zhbllokoi sfidën Toni Kross, ndërsa në të 30-ën e gjeti rrjetën Sergio Ramos, i shërbyer pikërisht nga Hazard. Marcelo beri që Eibari të kapitullonte me golin e 3-0 në minutën e 37-të.
Ritmi i “Los Blancos” ra ndjeshëm në fraksionin e dytë, ndikuar edhe nga hipotekimi i suksesit. Miqtë shkurtuan diferencën në minutën e 60-të me Bigan, por asgjë më shumë, pasi Reali e administroi lojën madje, duke kursyer energjitë. Në këtë ndeshje nga fillimi u rikthye në fushë edhe Eden Hazard, duke dhënë asist në golin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

