Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj Villlarelit në Kupën e Mbretit, shkon në çerekfinale (VIDEO)

Real Madridi kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit duke fituar me përmbysje spektakolare 3-2 ndaj Villarrealit në transfertë. Pas 4 minutash lojë Capoue kalon në avantazh “Nëndetësen e Verdhë” duke realizuar një super gol.

Në fundin e pjesës së parë, Chukwueze merr një pasim të mirë nga Moreno dhe i vetëm përballë i çon shifrat në 2-0.

Reali në pjesën e dytë tregoi një tjetër fytyrë. Vinicius Junior ngushton diferencat duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të bukur në cepin e portës. Barazimi nuk do të vononte, me Militaon që do të realizonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmbysja e madhe vjen katër minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ceballos merr një pasim nga Asensio dhe me një goditje të bukur mposht Jorgensen duke vulosur rezultatin final të takimit në 3-2. Me këtë fitore Reali shkon në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?