FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali fiton me “poker” ndaj Gironës, rrëmben kreun e La Ligas (VIDEO)

Real Madrid ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Gironës në shifrat 4-1. Skuadra e Lopeteguit e nisi shumë keq ndeshjen, duke u gjendur në disavantazh pas 16 minutash, teksa Garcia “ngriti peshë” tifozët vendas, ndërkohë që disa minuta më vonë shpërdoruan shanse të tjera të arta.

Kundërpërgjigja e Realit vjen në fundin e pjesës së parë me Sergio Ramos, i cili kthen në gol një penallti. Pjesa e dytë nisi sërish me një 11-metërsh për merengues, por këtë herë, topin në rrjetë e çon Benzema.

Në minutën e 59-të Bale shënoi emrin në listën e shënuesve, ndërkohë që Benzema vulosi suksesin e dytë të madrilenëve. Reali mban vendin e parë me 6 pikë, me një golaverazh për më të mirë se Barcelona. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?