Reali fiton me vuajtje ndaj Celta Vigos, Belingham sërish hero (VIDEO)
3 ndeshje, 3 fitore. Real Madrid vijon rrugëtimin perfekt në La Liga. SKuadra e Ancelottit mori një fitore 1-0 me vështirësi ndaj Celta Vigos.
Sulmuesi anglez shënoi golin e fitores në minutën e 81-të, i shërbyer nga Joselu, me këtë të fundit që mori vendin e Vinicius Junior në minutën e 18-të pas dëmtimit.
Real Madrid vuajti shumë për të gjetur golin. Mundësia më e mirë iu dha në minutën e 68-të, por Rodrygo gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, Los Blancos iu falën edhe njëherë tjetër Bellingham, që po kthehet në një “Benzema” për madrilenët.
KOHA JONË SONDAZH

