Reali fiton ndaj Villarealit, Mariano Diaz shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Real Madridi rikthehet në rrugën e fitoreve në La Liga, teksa sot ka mposhtur Villarealin 3-2. Një sukses që ka më shumë vlera statistikore, pasi madrilenët nuk kanë asnjë objektiv.
Los Blancos do të kalonte në avantazh që në minutën e dytë me Marianon, i cili konkretizoi mjaft mirë me një goditje të lehtë në hyrje të zonës. Miqtë do të gjenin shumë shpejt barazimin me Gerard Morenon në minutën e 11-të, pas një gabimi të madrilenëve.
Real Madrid nuk u mjaftua me kaq, teksa do të gjente sërish avantazhin me Vallejon në minutën e 40-të, ndërkohë që 9 minuta më pas Mariano Diaz realizoi golin e dytë personal. Në fundin e shtesës së ndeshjes, Jaume Costa shënoi një gol shumë të bukur në hyrje të zonës. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

