FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali fitore me “manita” ndaj Sociedadit, Ronaldo tripletë (VIDEO)

Reali i Madridit rigjen fitoren në La Liga dhe dhuron spektakël. Skuadra e Zidane ka fituar pastër 5-2 ndaj Real Sociedad, duke konfirmuar se në këtë pjesë të sezonit është një ekip i papërmbajtshëm.

Lukas Vazkez hapi serinë e golave në minutën e parë, ndërkohë që më pas është radha e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez shënoi dy gola në minutën e 27-të dhe 37-të, ndërkohë që Toni Kros realizoi golin tjetër në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë madrilenët ulin ritmin, ndërkohë që Bautista realizon në minutën e 74-t. Ronaldo shënoi golin e tretë personal nbë minutën e 80-të, ndërkohë që miqtë shënuan një tjetër gol me Ijaramendin. Reali ngjitet në vendin e tretë me 42 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?