Reali i Madridit bën gati 150 milionë euro për Levandovskin
Robert Levandovski me siguri që do të largohet nga Bajerni i Mynihut në fundin e sezonit. Duke parë se është në prag të të tridhjetave, sulmuesi polak dëshiron të nënshkruajë kontratën e fundit të karrierës së tij dhe është i tunduar nga ideja për t’u transferuar te Real Madrid. Klubi i Zidane, sipas faqes polake “Przeglad Sportoy”, ka bërë gati 150 milionë euro për të bindur Bajernin që ta shesë sulmuesin në qershor. Në verën e ardhshme, mund të jetë mundësia e artë të për largimin e Levandovskit nga “Allianz Arena”.
Vetë futbollisti ka bërë një hap drejt realizimit të këtij operacioni. Ai, në fakt, ka ndërprerë marrëdhëniet me menaxherin polak Cezary Kuçarski, i cili është kujdesur për interesat e polakut në 10 vitet e fundit. Sulmuesi është bashkuar me Pini Zahavin, ndërmjetës ndërkombëtar me një ndikim shumë të madh në botën e futbollit. Izraeliti punon kryesisht me Çelsin, por është kujdesur edhe për transferimin e vitit, atë të Nejmar nga Barcelona te PSG. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

