Reali javën e ardhshme zyrtarizon bomberin serb
Real Madrid javën e ardhshme do të zyrtarizojë goditjen e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Luka Jovic, i cili do të përforcojë repartin e avancuar pasi ka shkëlqyer në sezonet e fundit te skuadra e Frankfurtit.
Pikërisht skuadra gjermane këtë fundjavë sfidon Bayernin në Bundesligë, teksa nga kjo ndeshje do të varet shumë nëse do të shkojnë ose jo në Champions sezonin e ardhshëm. Skuadra madrilene nuk kanë dashur që ta shqetësojnë bomberin serb derisa të mbyllë edhe këtë ndeshje.
Jovic u ble në vitin 2016 nga Frankfurti për 2.8 milionë euro, ndërkohë që këtë verë do të shitet për shifrën e 30 milionë eurove te Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

