FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali me 10 futbollistë pëson një tjetër humbje në La Liga kundër Levantes (VIDEO)

Real Madrid pëson humbjen e katërt sezonale. Los Blancos janë mundur 2-1 nga Levante, një ndeshje të cilën e luajtën thuajse të gjithën me 10 futbollistë. Militao u ndëshkua me karton të kuq, pas një faulli si lojtar i fundit.

Madrilenët gjithsesi do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 13-të me Asension. Pas një kundërsulmi fantastik, futbollisti spanjoll arriti që të realizonte.

Levante u kundërpërgjigj mjaft mirë me Morales në minutën e 32-të, me një gol shumë të bukur. Në minutën e 64-të, Roger humbi një penallti përballë Roger, por sulmuesi do të korrigjonte shënjestrën në minutën e 78-të. Madrilenët mbeten në vendin e dytë me 40 pikë, ndërkohë që Levante ngjitet në të 9-tin me 26 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?