FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali mund me “poker” Celta Vigon dhe afrohet me grupin kryesues (VIDEO)

Real Madrid ka fituar Celta Vigo-n 4-2 dhe i është afruar grupit të kryesuesve në La Liga. Të besuarit e Solari-t nuk kanë hasur shumë vështirësi në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit spanjoll duke vijuar ecurinë fantastike nën drejtimin e tij.

Në minutën e 20-të Modric jep një asist për Benzema i cili me gjakftohtësi mposht portierin nga brenda zonës. Aq mjaftonte për pjesën e parë për djemtë e Solari-t. pas pushimit Real dyfishon rezultatin në minutën e 56-të falë autogolit të Daniel Cabral.

Mallo ngushton diferencën në minutën e 61-të. Ndeshja mbetet e hapur deri në momentin kur arbitri akordoi penallti për miqtë. Sergio Ramos e merr përsipër dhe e shndërron në gol duke vulosur përfundimisht fitoren e Real. Në fund të takimit shënohen edhe dy gola, nga një për skuadër. Ceballos për miqtë dhe Mendez për vendasit kanë vendosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?