Reali në krizë totale, turpërohet edhe nga Alaves (VIDEO)

Real Madridi ka pësuar një tjetër humbje të turpshme, këtë herë me Alaves në Estadio Mendizorrotza me rezultatin 1-0Ndeshja nuk arriti asnjëherë në nivelin e duhur dhe Real e kishte shumë të vështirë të depërtonte në zonën e një Alaves-i që mbronte mirë dhe luante me një dëshirë të madhe. Kjo ishte ndeshja e katërt e Real Madrid pa shënuar gol, diçka e rrallë.

Pas pushimit situata nuk ndryshon për Los Blancos, madje janë vendasit ata që krijojnë dy mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Kur dukej sikur ndeshja do të përfundonte me një barazim të mërzitshëm, Alaves arrin të shënojë golin e fitores me Manu Garcia në minutën e 95-të. Mesfushori u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur duke marrë tre pikë historike ndaj Real-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?