Reali? Neymar merr këtë vendim për të ardhmen

Neymar e ka vendosur të qëndrojë në Paris.

Nuk ka kaluar ende një vit nga largimi i bujshëm nga Barcelona për 222 milionë euro dhe Neymar tashmë lidhet me një rikthim në Spanjë, por te rivali i përbetuar i katalunasve, Real Madridi, raporton “Telefoot”.

Sido që të jetë, tani për tani kjo dëshirë e Florentino Perez mbetet vetëm ëndërr, pasi braziliani dëshiron të qëndrojë në Francë edhe nëse Real eliminon PSG-në, që ka avantazh prej dy golave, pas fitores në sfidën e parë në “Bernabeu” 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymari po gëzon formë fantastike në Francë. Pas 29 ndeshjeve në të gjitha garat, ai ka realizuar 28 gola, 19 prej tyre në Ligue 1 në 19 paraqitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?