FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali nuk dorëzohet për Ikardin, nis një ofertë 110 mln euro tek Interi

Zërat për të ardhmen e Mauro Ikardit vazhdojnë të bëhen gjithmonë e më të forta në Madrid, atje ku “galaktikët” duket se e kanë vendosur për të bërë një goditje të madhe në sulm. “Corriere dello Sport” në numrin e sotëm shkruan se klubi madrilen po përgatit një ofertë 110 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e sulmuesit argjentinas.

Interi ndërkohë po përgatit një kontratë të re për argjentinasin për t’i vendosur një klauzolë 200 milionë euro, por që kjo të ndodhë, duhet që fillimisht të sigurojnë një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Blerja e tij në muajin janar do të ishte zgjidhja perfekte, duke marrë parasysh faktin se Ikardi mund të aktivizohet edhe në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Bomberi i Interit ka shënuar 18 gola në këtë sezon në Seria A, dhe është një ndër sulmuesit më të frikshëm në zonë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?