FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali nuk mund dot as Numancian, por i falet fitores së ndeshjes së parë (VIDEO)

Reali i Madridi konfirmon momentin negativ që po kalon edhe në Kupën e Mbretit. Kampionët e Europës nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e kthimit të 1/16-ve ndaj Numancias, por Los Blancos kalojnë në fazën tjetër falë fitores në ndeshjen e parë në shifrat 3-0.

“Galaktikët” kalojnë në avantazh në minutën e 11 me Lukas Vazkuez, por reagimi i miqve vjen në fundin e pjesës së parë me Guliermon. Reali shënon sërish në pjesën e dytë me të njëjtin autor në minutën e 59, ndërkohë që edhe te Numancia shënojnë sërish me Guliermon.

Reali është në vështirësi në këtë fazë të sezonit, me disa prej yjeve jashtë formës së tyre më të mirë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?