FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali për “faqe të zezë”, turpërohet edhe nga Betis (VIDEO)

Real Madrid mbyll sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e Zidane ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, teksa Real Betis i ka befasuar në “Santiago Bernabeo” në shifrat 0-2.

Pas një pjesë të parë të zymtë, u spikati vetëm një shtyllë e Benzema, fraksioni i dytë do të sillte më shumë emocione. Në minutën e 61-të, Guardado del mjaft mirë në krahun e majtë, shërben për Loren në zonë, i cili e ka mëse të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Los Blancos është në gjumë total, ndërkohë që Betis vijon të dhurojë spektakël. Në minutën e 75-të, miqtë godasin me një tjetër kundërsulm. Këtë herë janë protagonist Junior me një super pasim në zonë për Jesen, i cili shtyn “sferën” në rrjetë. Duket e pabesueshme, por kjo ishte humbja e 12-të në kampionat për Realin gjatë këtij sezoni, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?