Reali pëson humbjen e parë në La Liga, Keidi Bare shkëlqen me asist (VIDEO)
Reali i Madridit konfirmon momentin negativ që po kalon teksa pësoi humbjen e parë sezonale në këtë sezon edhe në La Liga.
Los Blancos u mposhtën në RCDE Stadium në Katalunjë nga Espanyoli i Keidi Bares me shifrat 2-1, me mesfushorin shqiptar që zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer teksa e nisi sfidën si titullar dhe u bë protagonist në momentin e golit të dytë me një asist perfekt për Aleix Vidal.
Raul de Tomas zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të për katalanasit e vegjël, ndërkohë që Aleix Vidal dyshifoi në të 61-ën pas asistit të shqiptarit Bare.
Reali i Madridit u përpoq të reagonte duke shënuar 3 herë në 20 minutat e fundit të ndeshjes por vetëm një finalizim i Benzema-së kishte vlerë pasi dy gola të tjerë një nga sulmuesi francez dhe një Eden Hazard u anuluan për pozicione jashtë loje.
KOHA JONË SONDAZH

