FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali shpërblen futbollistët për Krishtlindje pas fitores së Kupës së Botës për Klube

Lojtarët e Realit të Madridit do t’i kalojnë Krishtlindjet me një shpërblim të majmë për triumfin në Botërorin e Klubeve, që e fituan për herë të tretë radhazi. Sipas “AS”, secili futbollist i klubit madrilen ka marrë 100 000 euro për këtë titull, ndërsa klubi ka marrë nga FIFA 4,2 milionë euro.

Pra, për dy ndeshje ndaj dy kundërshtarëve modestë (Reali mundi 3-1 Kashimën në gjysmëfinale dhe 4-1 Al Ain në finale), futbollistët “futën në xhep” nga 100 000 euro.

Ky shpërblim është “modest” kur krahasohet me shpërblimet që marrin lojtarët e Realit për trofetë e rëndësishëm. Për fitoren e Champions League, lojtarët e klubit madrilen morën nga 300 000 euro për kokë, ndërsa kur fituan Champions dhe kampionat në të njëjtin sezon morën nga 1,5 milionë euro për kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?