Reali :zgjihet” në La Liga, fitore me vuajtje ndaj Valencias (VIDEO)
Real Madrid më në fund rigjen fitoren në La liga pas turpërimit ndaj Eibarit. Skuadra e Solarit ka fituar 2-0 ndaj Valencias në “Santiago Bernabeo”.
Pjesa e parë u dominua nga madrilenët, ndërkohë që skuadra e Marcelinos ishte në gjumë total duke humbur shumë topa. Madrilenët ndërkohë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 8-të falë një autogoli të Ëass.
Pjesa e dytë ndërkohë ishte më e mirë për Valencian që u fut në fushë me një tjetër ritëm. Gameiro dhe Batshuay humbën dy mundësi shumë të pastra shënimi përballë portieri Courtois. 7 minuta nga fundi Reali goditi me kundërsulm duke shënuar golin e dytë me Lucas.
Skuadra e Solarit me këtë fitore mban vendin e 5-të në kuotën e 23 pikëve, ndërkohë që Valencia mbetet në vendin e 13-të. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

