FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Refuzoi Barcelonën në merkato, zbulohet destinacioni i ri i Jovic

Luka Jovic shumë shpejt pritet të veshë fanellën e bardhë të Los Blancos duke u rreshtuar nën urdhrat e Zinedine Zidane në “Santiago Bernabeo”. Sulmuesi i talentuar i klubit të Eintracht Frankfurt shërbimet e të cilit prej disa kohësh lakmohen me ngulm nga disa prej klubeve më elitare të kontinentit, duket se e ka marrë vendimin e tij për t’u konvertuar në një “galaktik”.

Jovic mësohet t’i ketë thënë po propozimit të klubit merengues dhe tanimë siç raportojnë mediat e huaja pritet vetëm zyrtarzimi i këtij operacioni. Fillimisht Reali paraqiti një ofertë prej 50 milionë eurosh për të ndërkohë që klubi i Bundesligës pretendonte 80 të tilla, tashmë  operacioni pritet të mbyllet më një shifër prej 60 milionë eurosh ndërkohë që duke shtuar edhe bonuset mund të arrijë deri në 70 milionë.

Jovic konsiderohet si një zbulim i kampionatit gjerman, teksa këtë sezon ka shënuar 17 gola në 27 impenjimet në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?