Refuzoi Juventusin, Mertens pranon të transferohet në Turqi
Pas 9 viteve te Napoli, që e bënë atë golashënuesin më të mirë në historinë e klubit, tashmnë Dries Mertens do të nisë një aventurë te re në Turqi.
Sulmuesi belg është shumë pranë kalimit te Galatasaray, të cilit i është vënë në pjatë një kontratë 4 milionë euro dhe një sërë përfitimesh si shofer privat, shtëpi, 30 fluturime për t’u rikthyer në Napoli dhe rinovim automatik në rast kualifikimi për në Champions League.
35-vjecari refuzoi një transferim te Juventusi, për të respektuar klubin e Napolit. Dhënia e nënshtetësisë së nderit është një tjetër dëshmi e një dashurie të përjetshme që belgu i premton këtij qyteti.
KOHA JONË SONDAZH

