Reina akuzon hapur: Në fushën e Juves nuk të japin kurrë penallti
Në Itali polemikat pas ndeshjes Juvents-Milan vijojnë të jenë të shumta. Portieri Pepe Reina ka dalë hapur dhe ka akuzuar gjyqtarët se kanë frikë të japin penallti kundër bardhezinjve kur luhet në fushën e tij.
“Kur një gjyqtar duhet të marrë një vendim të dyshimtë në fushën e Juventusit, 50-50, asnjëherë nuk merret një vendim që favorizon skuadrën mike. Për fat të keq nga ky stadium del i humbur edhe kur ke 50% shans që një gjyqtar të marrë një vendim të drejtë përmes VAR.
Për mua ishte penallti në favor të Napolit. Nuk ishte as e dyshimtë. Nëse të kërkojnë nga VAR, 9 në 10 raste gjyqtari ndryshon mendim. Por këtë herë nuk ndodhi. Çuditërisht në favor të Juves, në fushën e tyre”, tha portieri 36-vjeçar.
KOHA JONË SONDAZH

