Reja merr në stafin e tij një bomber shkodran?!
Pasi u zyrtarizua dje në krye të kombëtares sonë, Edoardo Reja po mendon edhe për stafin që do ta shoqërojë në këtë aventurë të re. Ende nuk janë zyrtarizuar emrat e bashkëpunëtorëve të Rejas edhe pse flitet se zëvendës-trajner do të jetë Alessandro Calori i cili është larguar nga drejtimi i Ternanës në Serie C, në shkurt të këtij viti.
Por duke iu referuar asaj çfarë shkruan Balkanëeb, risia e madhe në stafin e Rejas pritet të jetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi i cili pak ditë më parë u tërhoq zyrtarisht nga futbolli ndërsa është pjesë edhe stafit teknik të skuadrës me të cilën mbylli karrierën Ëiener Neustadt.
Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Salihi në staf, por me shumë mundësi do të merret me përgatitjen e sulmuesve kuqezinj. Ai është një vlerë e shtuar e stafit tonë duke marrë parasysh pozitivitetin që transmeton dhe eksperiencë e madhe që ka në futboll. FSHF-ja vazhdon dhe u jep një dorë ish-lojtarëve të kombëtares duke i ndihmuar të futen në rrugën e trajningut. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky lajm do të jetë plotësisht i vërtetë.
KOHA JONË SONDAZH

