FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja: Presidentët ndërhyjnë në punën e trajnerëve në Shqipëri, më ka kërkuar Napoli!

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja ka folur për sjelljen jo normale të klubeve të Kategorisë Superiore, në mentalitetin dhe ndërhyrjet e presidentëve, që sipas tij në Itali as që mund të mendohen. Reja në një intervistë për “Top Channel” u shpreh gjithashtu se është kontaktuar nga presidenti i Napolit, De Laurenits mbi rikthimin te Napoli, por projekti në vendin tonë e ka bërë të qëndrojë dhe të vazhdojë të punojë për të rritur futbollin në Shqipëri.

“Në përgjithësi kampionati shqiptar nuk është keq, por më tepër se sa mungesë lojtarësh, është mungesë mentaliteti. Nuk po arrij të kuptojë çfarë ndodh rreth një klubi këtu. Dëgjoj që edhe presidentët ndërhyjnë shpesh tek puna trajnerit. Kam parë gjëra që në Itali as e imagjinon dot. Sigurisht presidenti mund të takojë trajnerin mund të bisedojë, sepse ka miliona trajnerë, por atë që zgjedh duhet ta dëgjosh dhe të kuptosh çfarë problemesh ka. Për këtë arsye do të kisha dëshirë të takoja si trajnerë ashtu edhe presidentë klubesh.

De Laurentiis? E di që presidenti më vlerëson shumë dhe unë e falënderoj. Më ka telefonuar sa herë ka pasur vështirësi, po unë fola edhe me presidentin Duka dhe i thash se do të vazhdojmë bashkë përpara me programin që kemi bërë pasi unë e kam bërë këtë zgjedhje tashmë. Në Itali nuk do të kthehem më asnjëherë të drejtoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria e fundit që do drejtoj? Në futboll mund të ndodh gjithçka, por mua do të më pëlqente që të rrija sa më shumë të ishte e mundur sepse po krijojmë dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që brenda 3 apo 4 vitesh kjo punë të japi frytet e saj”, deklaroi Reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?