FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja: Shqipëria më ka rinuar, Hysaj është shumë i zoti

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka folur për “Corriere dello Sport” në lidhje me aventurën e tij të re me Shqipërinë, por kthen në memorie dhe vitet e kaluara te Napoli. Tekniku ynë ka kaluar momente fantastike, ndoshta më të mirët në karrierë me klubin napolitan. Ai foli fillimisht për ofertë e papritur dhe pranimin e saj për të marrë stolin e Shqipërisë.

“Të drejtoj ekipe më bën të ndihem i ri. Mendoj se është mirë dhe për shëndetin, më jep shumë kënaqësi. Propozimi i papritur i Shqipërisë ishte dhe një vlerësim për ata pak gjëra që kam bërë. Shpresoj të jem në gjendje ta kthej me rezultate.

Napoli? Kam kaluar momente dhe vite fantastike në Napoli. Sa herë kthehem është festë. Takoj miqtë e mi, pasi kam lënë shumë atje. Kampionati? Mendoj se të garosh me Juventusin nuk është aspak e lehtë dhe të dalësh i dyti. Ekonomikisht ata janë të fortë dhe thyejnë barrierat. Projekti i De Laurentisit ka funksionuar, pasi që nga viti 2005 që e ka marrë klubin ka parë vetëm suksese dhe ngritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhja e Ancelottit në krye të stolit është e duhura. Ai është një trajner që mund të fitojë dhe në mënyra të tjera jo thjesht duke qenë më i fortë ekonomikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hysaj? I zoti, shumë i mirë. Djalë serioz, i sigurt, inteligjent në aspektin taktik dhe të jep ata balanca që të shërbejnë në mbrojtje dhe që janë vendimtare”, deklaroi Reja për të përditshmen italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?