Reja vijon me surpriza, fton edhe talentin 20-vjeçar të Tiranës
Kombëtarja ka nisur punën për dy ndeshjet e qershorit ndaj Islandës dhe Moldavisë. Edi Reja, trajneri i ri i Kombëtares ka surprizuar duke thirrur deri në këto momente katër lojtarët të Partizanit. Por, sipas zyrës së shtypit të FSHF-së, Reja ka kthyer sytë dhe nga Tirana. Jurgen Çelhaka, 20-vjeçari i Tiranës është thirrur në “zborin” e përfaqësueses në Durrës.
“Dëshiroj t’ju informoj se grumbullimit paraprak që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal, me lojtarë të ekipit Kombëtar dhe U-21, ditën e sotme do ti bashkohet Jurgen Çelhaka, që vjen nga Shqipëria U-20”, ka qenë njoftimi i Zyrës së Shtypit.
Çelhaka është një ndër lojtarët më të talentuar të skuadrës së Tiranës, i cili është blinduar nga kryeqytetasit, por nuk ka gjetur minutat e duhura.

KOHA JONË SONDAZH

