FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rekord kamerash për super ndeshjen Bayern-Dortmund, ja disa nga risitë

Këtë të shtunë do të luhet ndeshja më vendimtare e sezonit në Bundesligë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Gazeta “Bild” shkruan se ende ka filluar ndeshja, është vendosur rekordi i parë. 25 kamera do të jenë në stadium në vend të 19 apo 21 kamerave që ndodhen zakonisht për të transmetuar ndeshjet.

Pamjet nga ajri do t’i mundësojë një dron me kamera të integruar. Prapa portës do të ketë për të parën herë kamera të vogla “ultra-sloëmotion” që do të komandohen nga larg.  Pamja e tyre kalon përtej rrjetës së portës dhe pritet të shfaqin disa momente të bukura dhe të papara ndonjëherë në atë mënyrë. Një tjetër risi do të jetë kamera e vendosur në flamujt e këndit! Plot 260 persona janë duke punuar në televizion për këtë ndeshje.

Sfida do të ndiqet nga tifozët e futbollit rreth e qark botës. Ajo do të transmetohet në 205 vende, nëpërmjet 16 kanaleve ndërkombëtarë. Në 10 ndeshjet e fundit, Bayerni ka fituar pesë, ndërkohë që verdhezinjtë vetëm tre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?