Rekordi i Ronaldos në Champions, shikoni si është grafiku i golave krahasuar me Messin
Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Ajax-it, por sërish vendimtar në fushën e lojës ishte Cristiano Ronaldo. Ylli portugez arriti që të realizonte golin e 125 në karrierën e tij në Champions League në 161 ndeshje. Tashmë ai është 17 gola përpara Lionel Messit.
Ronaldo ka debutuar në vitin 2003 në Champions, por ka gjetur për herë të parë me dopietë në fitoren 7-1 ndaj Romës. Në 12 vite ai është kthyer në golashënuesin më të mirë të kompeticionit më të madh për klube. Mesatarja e tij është 0.77 gola për ndeshje.
Golat e Ronaldos (me të kuqe)
Golat e Messit (me blu)


Messi ndërkohë ka një mesatare më të mirë, pasi ka realizuar 108 gola në 132 ndeshje, me një mesatare 0.81 për ndeshje. Këtë sezon argjentinasi ka shënuar 8 gola deri më tani, 3 më shumë se Ronaldo, por nuk ka realizuar asnjë në fazën me eliminim direkt. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

