Rekordmeni Casillas, luan sezonin e 20-të në Champions League
Mbrëmja e sotme, e para e këtij sezoni në Champions League do të jetë shumë e veçantë për portierin Iker Casillas, i cili ka arritur rekordin e Ryan Giggs, me 19 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në botë.
Spanjolli nisi të luajë në Champions më 5 shtator 1999, me Real Madrid, në një ndeshje kundër Olympiakos, kur ishte vetëm 18 vjeç.
Me “Los Blancos” luajti 16 sezone radhazi, duke qenë pjesëmarrës në 152 ndeshje (90 fitore, 29 barazime dhe 33 humbje). Gjithashtu, fitoi 3 Champions League (1999-2000, 2001-2002 dhe 2013-2014).
Ai luan me Porton prej 3 edicionesh radhazi, ndërkohë që nga sot do të nisë sezonin e tij të katërt.
KOHA JONË SONDAZH

