FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali bën gati bombën në merkato, ofron 135 mln euro për yllin e Junajtid

Reali i Madridit është gati për të bërë një lëvizje të bujshme në merkaton e verës. Skuadra madrilene synon që të transferojë Pol Pogbanë nga Mançester Junajtid, pasi humbi duelin ndaj tyre në vitin 2016, teksa francezi pranoi ofertën prej 105 milionë euro.

Edhe pse pritej të shkëlqente te skuadra e re sikurse bënte në Itali, diçka e tillë nuk ka ndodhur në këto dy sezone. Nga shumë specialistë të futbollit ndërkombëtar kalimi i Pogbasë te Mançesteri u komentua gjatë, duke e shpjeguar këtë gjë si dështim për mesfushorin francez dhe kështu ka ndodhur.

“The Sun” shkruan se Real Madridi pritet të bëjë “çmendurinë”e radhës duke ofruar 135 milionë euro për shërbimet e francezit. Madrilenët duan të sjellin mesfushorin në Madrid edhe pse ky i fundi në këtë sezon nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij. Pogba për momentin nuk ka asnjë synim që të largohet nga Junajtid, por një ofertë e majme nga Reali nuk do të ishte një propozim i keq. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?