Renditja e ”France Football”, Simone më i paguari

Pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve të ekipeve të mëdha kapin gjithmonë shifra marramendëse. Nisur nga ky fakt, revista sportive franceze, “France Football”, ka përpiluar një klasifikim të 5 futbollistëve e teknikëve më të paguar në botë, duke u bazuar te pagat që ata marrin nga klubet, shpërblimet dhe të ardhurat e tjera.

Sipas kësaj liste, futbollisti më i paguar në botë është Lionel Messi, me 130 milionë euro, duke lënë në vendin e dytë Cristiano Ronaldon. Portugezi i cili paguhet më shumë në krahasim me vitin e kaluar, përfiton 113 milionë euro, ndërkohë që podiumin e plotëson braziliani i Paris Saint-Germainit, Neymar, me 91.5 milionë euro, i ndjekur nga Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.

Sa u përket trajnerëve, ai që kryeson listën është Diego Simone i Atleticos së Madridit, me 41 milionë euro. Pas tij qëndron Jose Mourinho, tashmë i shkarkuar nga Manchester United, me 31 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është një tjetër teknik i shkarkuar, Thierry Henry, i cili qëndroi vetëm 3 muaj në stolin e Monacos, duke përfituar 25.5 milionë euro. Pas francezit renditen Pep Guardiola i Manchester City dhe Ernesto Valverde i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?