REPORTAZH/ Sarri me shpatulla pas murit, Juvja gati të rikthejë Allegrin

Edhe pse ka 7 muaj në krye të Juventusit, skuadra bardhezi duket se është pa trajner. Maurizio Sarri rrezikon që të largohet shumë shpejt nga drejtimi i skuadrës torineze për shkak të rezultateve të dobëta dhe lojës aspak të mirë. Gazeta “La Repubblica” i ka dedikuar një speciale momentit aspak të mirë të trajnerit në krye të “Zonjës së Vjetër”.

“Është sikur ekipi stërvitet vetë. Lojtarët kërkojnë të ndjekin udhëzimet e tij të paqarta, konfuze, jo të asimiluara”. Kur Maurizio Sarri pranon se nuk arrin të japi një koncept fare të thjeshtë si shpejtësinë në pasime dhe qarkullimin e topit, tregon një kandidat në rënie dhe një impotencë të sinqertë: Është mësuesi që i thotë prindërve se nuk është i zoti t’u mësojë alfabetin djemve.

Sa herë ai hap gojën, bota bardhezi “dridhet”. Në Lyon tha se gjyqtarët në Itali do të kishin dhënë penallti në rastin e Ronaldos dhe Dybala-s. Përveç se rasti i argjentinasit ishte shumë i pastër, ai dukej sikur thoshte se ‘në Itali Juventusi ndihmohet nga arbitrat’. “Nuk donte që ta thoshte, por ai e tha këtë gjë”, shkruan në reportazh gazeta italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një humbje 0-1 kundër një kundërshtari modest mund të korrigjohet. Një projekt që kurrw nuk lindi, ndoshta jo. Duket vonë. Maurizio Sarri ishte zgjedhur nga Juventusi për të sjellë përveç rezultateve një mentalitet tjetër, më shumë evropian dhe më sulmues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for maurizio sarri

Juventusi më i fortë i kohëve ka qenë gjithmonë “i keq”: me Trappattonin, Lippin, Conten e Allegrin. Ky i Sarrit është përkundrazi i butë si një kafshë shtëpiake dhe për ta mbledhur kapiteni Leonardo Bonucci ka qenë i detyruar t’i ngacmojë përqendrimin jo të mirë dhe të ulët gjatë nxehmjes në Francë. Mbrojtësi ekspert kishte kuptuar tashmë gjithçka. Është e qartë që Juventus do të mund ta eliminojë Lyon dhe ndoshta të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Por duket që dikush (Sarri) është duke hedhur themelet e një tjetri (Guardiola?), pavarësisht se këtu bëhet fjalë për fatet e lojtarit të dytë më të mirë në botë: deri kur do të tronditet Cristiano Ronaldo? Brenda skuadrës dhe në klub, tashmë që në vjeshtë e kishin kuptuar se Maurizio Sarri nuk është i përshtatshëm për Juventusin.

Nëse Juventus nuk e shkarkon, atëherë do të shtyhet gjithçka për në qershor dhe për të zgjedhur njeriun e duhur. Por nëse situata precipiton nuk është i përjashtuar vendimi drastik: domethënë kthimi i Massimiliano Allegri, sa më shpejtë të jetë e mundur, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?