Revoltohet komentatori kosovar: Po ça është ky gjyqtar … “Micky Mouse” (VIDEO)
Komentatori i njohur Radio Televizionit Publik të Kosovës, Andin Lokaj nuk është përmbajtur teksa ishte duke komentuar ndeshjen mes Llapit dhe Shkupi, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës që përfundoi në barazim 1-1.
Lokaj gjatë komentit të një aksioni të sulmuesit Alban Shillova, i cili u pengua në zonë nga mbrojtësi i Shkupit, shpërtheu ndaj gjyqtarit austriak, Valter Altman, i cili nuk akordoi penallti në favor të skuadrës nga Podujeva.
“Po kjo është penallti o gjyqtar! O gjyqtar “Micky Mouse”, po ç’është ky gjyqtar more! Po ku e kanë gjetur këtë gjyqtar bre?!”, dëgjohet të thotë komentatori nga Kosova. Andi Lokaj njihet për komentet e tij me shumë emocion.
KOHA JONË SONDAZH

