Revolucion te Interi, njihuni me objektivat e zikaltërve
Interi është gati të bëj një merkato të çmendur. Zikaltërit, mbi të gjitha në rast të kualifikimit në Champions League janë gati që të investojnë fuqishëm në merkato. Sipas “Gazzetta dello Sport”, nuk është thjeshtë ideja për të shkëmbyer Icardin me Dybala, pasi në mendjen e drejtuesve dhe Marotës por janë plot 4 blerje.
Duke pare se reparti i mbrojtësave qendror është parë gjithmonë si një repart i kompletuar me ardhjen e Diego Godin me parametra zero, nevoja e parë është gjetja e një mbrojtësi krahu. Konkretisht në krahun e djathtë, ku Cedric nuk besohet se do të blihet për një shifër prej 11 milionë euro. Për këtë krah, Darmian është futbollisti më i pëlqyer, me italianin që mund të braktis Manchester United për tu rikthyer në kampionatin ku u bë i njohur.
Mesfusha është “thembra e Akilit” te Interi. Zikaltërit po vuajnë në këtë repart dhe blerjet janë të pashmangshme. Ivan Rakitic dhe Nicolo Barella shihen si futbollistët më të arrirë, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë.
Një tjetër nevojë është që të gjendet një zëvendësues i denjë për Ivan Perisic, i cili mund të largohet nga Milano që në merkaton e verës. De Paul nuk është i vetmi prioritet i Interit. Zikaltërit po shikojnë me kujdes pistën Chiesa dhe mund të hapet diskutimi edhe për Carrasco. Por ka edhe alternativa te tjera në valle dhe emrat mund të shtohen me kalimin e kohës.
KOHA JONË SONDAZH

