Rey Manaj gjen skuadër pas 6 muajsh, firmos me ekipin e Superligës Turke

Rey Manaj më në fund gjen skuadër, teksa është bashkuar me ekipin e Sivasspor. Sulmuesi i kombëtares humbi mundësinë për të bërë karrierë në Angli te Watford dhe prej shkurtit ishte pa skuadër.

Megjithatë, tashmë Manaj përgatitet për aventurën e re në klubin e elitës turke. Futbollisti lushnjar ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa ka edhe opsionin për ta zgjatur këtë aventurë me një vit tjetër.

Së fundmi, për Manaj kishte interes edhe nga Italia me Sampdorian dhe Frosinonen që kishin studiuar pistën për të firmosur me 26-vjeçarin. Megjithatë, Turqia duket të jetë destinacioni që ka joshur ish-sulmuesin e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?