Rezultatet e ndeshjeve të Champions League. Përmbysje në renditje dhe shumë gola

Mbrëmje me gola në raundin e 5-t të ndeshjeve në grupe në Uefa Champions League. Liverpooli shtyu për në ndeshjen e fundit festën, Reali i Madridit siguroi matematikisht kualifikimin në fazën e 1/8-ave ndërkohë që Napoli mbajtë gjallë shpresat për të kaluar grupin.

Në Grupin E, Sevilla bëri një përmbysje të çmendur ndaj Liverpoolit duke rikuperuar një disavantazh prej 3 golash të pjesës së parë duke barazuar në fund 3-3. Kualifikimi për të dyja skuadrat do të vendoset në ndeshjet e fundit me skuadrën e Klopp që luan një sfidë direkte ndaj Spartakut të Moskës në Anfield.

Liverpooli shënoi tre herë në pjesën e parë, me Firminon që shënoi një dygolësh dhe Mane. Dy finalizimet e Ben Yedder në pjesën e dytë vetëm sa rihapën sfidën, ndërsa golin e barazimit për Sevillan e realizoi Pizzaro në të 93-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Grupin F, Manchester City u mjaftua me një gol të Sterling në të 88-n për të kaluar 1-0 Feyenoord dhe për të siguruar edhe vendin e parë. Napoli shkatërroi ukrainasit e Shakthar Donetsk në San Paolo me rezultatin 3-0 me golat e Insignes, Zielinskit dhe Mertens në pjesën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kaltërit tashmë presin një dhuratë nga Manchester City në ndeshjen e fundit për të tentuar kualifikimin. Në Grupin G, Leipzigu vulosi eliminimin e Monacos nga çdo kompeticion europian në këtë sezon me një fitore të thellë me shifrat 4-1 brenda në Principatë.

Falë një dygolësh të sulmuesit kryesor Timo Werner gjermanët mbajtën gjallë shpresat e kualifikimit.

Në grupin H fitore e madhe me përmbysje për Tottenham Hotspur që siguroi edhe matematikisht vendin e parë. Në Dortmund përfundoi 1-2 për anglezët me koreano-jugorin Son që përmbysi golin e Aubameyang në pjesën e parë. Fitore me goleadë dhe kualifikim për Realin e Madridit që shpartalloi me një breshëri golash në transfertën qipriote Apoelin vendas.

Në Nicosia, Los Blancos fituan 0-6 në një ndeshje ku u zhbllokuan edhe Benzema e Ronaldo që shënuan nga një dygolësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?