Ribery shënon pas 241 ditësh, tifozi detyrohet të hajë fshesën

Franc Ribery ju deshën 241 ditë për të rigjetur rrugën e rrjetës dhe buzëqeshjen me Bayernin. Mesfushori francez nuk shënonte me bavarezët që nga 31 marsi i kaluar. Në këto 8 muaj, Ribery është shfaqur shpesh herë nervozë, ndërkohë që ka pasur shumë kritika edhe nga gazetarët.

Të martën kundër Benficës më në fund Ribery gjeti rrugën e rrjetës duke dalë nga “agjërimi” prej disa muajsh. Një fakt në profilet sociale një tifozë i njohur me nofkën “TAD” ka provokuar francezin: “Nëse tani shënon Robery, unë do të ha një fshesë”.

Pak minuta pas golit “TAD”  tashmë duhet ta mbante premtimin, ndërkohë që edhe Riobery reagoi: Të bëftë mirë.

Tifozi postoi disa foto duke ngrënë fije të fshesës me bukë, duhet të ketë qenë vërtet e hidhur! /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?