Rikthehen “ethet” e mbijetesës për Tiranën, mundet dhe nga Flamurtari (VIDEO)
Tirana sheh makthin e rënies nga Kategoria sërish. Bardheblutë janë mundur në Vlorë 1-0, në një ndeshje ku u ndaloheshin gabimet, duke parë fitoret e Kastriotit dhe Luftëtarit. Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ishte njeriu që shënoi në kuadratin e portës bardheblu dhe u dha 3 pikët vlonjatëve, që përtej problemeve financiare, vijojnë të bëjnë mirë dhe janë pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm për skuadrën.
Nga ana tjetër, Tirana e Memës komplikon gjithçka, pasi rikthehet edhe njëherë në ujërat e turbullta të zonës së rënies. Bardheblutë u rikthyen vetëm këtë sezon në Superiore, pasi ranë një vit më parë, por frika për t’u rikthyer sërish në Kategorinë e Parë, është bërë më evidente se kurrë, aq më tepër që gara për mbijetesë është ashpërsuar. Flamurtari ka siguruar mbijetesën dhe është vetëm 2 pikë larg vendit të tretë, ndërsa Tirana ka vetëm 3 pikë më shumë se Kastrioti dhe për fat mesjavën e ardhshme do të marrë 3 pikë pa luajtur, sepse pret Kamzën sipas kalendarit.
KOHA JONË SONDAZH

