FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehen ndeshjet e klubeve, ja supersfidat për sot

Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve janë rikthyer ndeshjet e klubeve ku sot bien në sy dy super sfida, një në Angli dhe një në Spanjë.

Tottenahm dhe Chelsea do të diskutojnë derbin e Londrës në orën 18:30, me miqtë që janë një pikë para djemve të Pocchetinos.

Chelsea momentalisht është në kuotën e 28 pikëve me 8 fitore dhe 4 barazime teksa Tottenham ka 9 fitore dhe 3 humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të parë është Manchester City me 32 pikë, ku sot luan kundër West Ham  dhe ndiqet nga Liverpool me 30 pikë. Ekipi i Klopp do të luajë në fushën e Watford.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja e dytë vjen nga Spanja dhe është midis Atletico Madrid dhe Barcelonës dhe fillon në orën 20:45.

La Liga këtë vit është një lëmsh i vërtetë ku nga vendi i parë në vendin e katërt i ndan vetëm një pikë, më Barën që udhëheq me 24 pikë dhe ndiqet nga Sevilla, Atletico dhe Alaves me nga 23 pikë.

Në vendin e gjashtë është Real Madrid me 20 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?