FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet Bayerni i frikshëm, fitore me “poker” ndaj Hannover (VIDEO)

Bayern Munich ka rigjetur formën spektakolare në Bundesligë, duke rrëmbyer suksesin e tretë radhazi. Skuadra e Kovac mundi 4-0 në transfertë Hannover në një ndeshje që e dominoi nga minuta e parë deri në të fundit.

Bavarezve e ju deshën vetëm 1 minutë e 3 sekonda për të kaluar në avantazh me një super gol të Kimmich, i cili goditi në hyrje të zonës. Veprimin e tij e imitoi shoku i tij i skuadrës, David Alaba me një gjuajtje të fortë në minutën e 29-të, duke realizuar golin e dytë.

Në fillimin e pjesës së dytë Gnabry shënoi golin e tretë pas një këmbëngulje në zonë. Për të kompletuar pasditen perfekte duhej edhe një gol i Lewandowskit, i cili shënoi të 10-in në kampionat. Bayerni mban vendin e tretë me 30 pikë, 6 më pak se Dortmundi që luan në orën 18:30. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?