Rikthehet derbi Dinamo-Tirana, zbulohen çmimet e biletave
Pas 9 vite e gjysmë rikthehet më në fund derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana. Këtë të mërkurë, në orën 16:45, në “Air Albania” do të luhet një nga sfidat tradicionale që i munguar prej gati një dekade futbollit tonë.
Një derbi në Kupën e Shqipërisë, një sfidë e denjë për të rihapur dyert e impiantin modern të kryeqytetit. Tirana si skuadër pritëse, ka publikuar këtë të hënë çmimet e biletave.
Kështu, për tribunat VIP bileta do të kushtojë nga 2000 mijë deri 3000 mijë lekë, në varësi të sektorëve. Për tribunat pas porte, çmimi është ndjeshëm më i ulët, vetëm 500 lekë, ndërsa në tribunën përballë derbi mund të ndiqet për 1000 lekë.

KOHA JONË SONDAZH

