Rikthimi në kombëtare i Leo Messit, ja si e komenton portieri i Seria A

Argjentina vijon me përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Venezuelës dhe Marokut, që do të zhvillohet respektivisht me 22 dhe 25 mars.

Pas një periudhe të madhe jashtë ekipit, ylli i Barcelonës, Lionel Messi është bashkuar me “Albiceleste”, duke kthyer optimismin në kombëtare. Të gjithë janë të lumtur për rikthimin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” te kombëtarja e Argjentinës. Dhe ai që e ka shprehur është portieri i Argjentinës, Juan Muso.

“Jemi shumë të lumtur për Leon. Është një nder ta kesh në kombëtare. Unë shpresoj që të gjithë të përmbushin pritshmëritë dhe shpresoj të marrim rezultatet që kërkojmë.”-tha portieri Muso, i cili është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Argjentinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

24 vjeçari që mbron portën e Udinese në Seria A pritet të bëj debutimin e tij në sfidën ndaj Venezuelës. Ndeshja e fundit që kapiteni i Barcelonës kishte zhvilluar me kombëtaren amerikano-latine ishte në Botërorin e vitit të kaluar, kur Argjentina e tij u eliminua nga Franca në fazën e 1/8-ave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas tripletës në javën e kaluar kundër Real Betis, Messi pritet të udhëheq skuadrën në duelin ndaj Venezuelës, i cili është programuar për tu luajtur këtë të premte në Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?