Rivaldo: Barcelona e ka gjetur Xavin e ri, Realit i mungon Ronaldo
Rivaldo ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Brazilit dhe ka qenë vendimtar për ekipin e tij nëpër komptecionet e rëndësishme. Ish-sulmuesi ka pasur një karrierë të pasur me skuadra të mëdha, ku shkëlqimin e gjeti te ekipi i Barcelonës Së fundmi ai ka bërë dhe një analizë për futbollin e deritanishëm dhe shprehet:
“Unë mendoj se ndaj Tottenham ishte momenti që Leo të rifitonte rolin e tij si udhëheqës dhe të bënte diferencën në ndeshje. Unë jam i sigurt se Arthur do të luajë si titullar në skuadrën e Barcelonës, duke demonstruar aftësitë e tij prej një Xavi të ri… Ai mund të jetë zëvendësuesi i përafërt i ish-kapitenit.
Sa i përket Realit, askush nuk mund të mohojë rëndësinë e Cristiano Ronaldos në ekip, sepse portugezi shënonte pothuajse në çdo lojë, por unë mendoj se ata do e kalojnë këtë moment”, ka përfunduar Rivaldo.
KOHA JONË SONDAZH

