FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

River Plat-Boca, përcaktohen kushtet për dy tifozeritë në “Bernabeo”

Dueli mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet zyrtarisht në “Bernabeu” të Madridit më 9 dhjetor, në orën 20:30, do të jetë e hapur për tifozëritë e të dy skuadrave. Pavarsisht incidenteve të ndodhura në “Monumental” përpara ndeshjes një javë më parë, është vendosur që tifozët e River dhe Bocas do të jenë prezentë në stadium, por do të ketë disa kushte.

Sipas mediave spanjolle, do të jepen 5000 bileta për secilën nga tifozeritë, ndërkohë 50.000 të tjera do të vihen në dispozicion të komunitetit argjentinas që jeton në Madrid, që numëron rreth 100.000 persona. Pavarsisht se kush do të jetë në stadium, që nga mbështetësit më të zjarrtë, apo njerëz të thjeshtë të apasionuar pas futbollit, gjatë gjithë ditës së takimit do të merren masa sigurie në të gjithë qytetin, në mënyrë që të mos ketë probleme.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?