Robben: Mund të mos luaj më asnjëherë për Bayernin
Veterani holandez Arjen Robben është shprehur se mnd të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Bayernin, pasi nuk po arrin që të rikuperohet nga dëmtimi. 35-vjeçari ka kaluar 10 vite me skuadrën bavareze, por ka vendosur që të largohet në fund të këtij sezoni.
“Nuk e di nëse do të kthehem në fushë brenda këtij sezoni”. Kështu u shpreh Arjen Robben, pasi u pyet rreth gjendjes së tij fizike. Për holandezin ka qenë një sezon për t’u harruar, pasi është kushtëzuar nga një seri dëmtimesh.
“Është një situatë shqetësuese kur nuk e di se cili është saktësisht problemi. Më kanë kontaktuar disa klube, por më parë duhet të kuptoj nëse do të jem në gjendje të stërvitem rregullisht, shpjegoi 35-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur me të tjera skuadra të mëdha, si Chelsea apo Reali i Madridit.
KOHA JONË SONDAZH

