FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rodriguez refuzon Bayernin dhe PSG për të qëndruar te Milani

Ricardo Rodriguez ka vendosur që të qëndrojë te Milanit, pavarësisht ofertave nga klube si Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain, të cilat kanë kërkuar të marrin shërbimet e mbrojtësit të majtë zviceran.

Pas një takimi të gjatë mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesit të Milanit, Leonardo, është marrë vendimi që futbollisti helvet të vijojë akoma të mbetet pjesë e kuqezinjve, ndërsa ka qenë pikërisht dëshira e vetë lojtarit, që ka bërë diferencën.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në qëndrimin e mbrojtësit të majtë te Milani, është edhe problemi i krijuar me mbrojtësin kroat Striniç, i cili po qëndron pushim, për shkak të konstatimit të një problemi në muskujt e zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashme Ricardo Rodriguez do konkurrojë për një vend në formacion me uruguaianin Diego Laxalt, i cili iu bashkua kuqezinjve në ditët e fundit të merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?