Roland Garros “i heq” rrobat e zeza Serena Williams

Organizatorët e Roland Garros kanë bërë të ditur se vitin e ardhshëm tenistes amerikane, Serena Williams nuk do ti lejojnë të luajë me veshjen e veçantë me streçe të ngushta të zeza.

Kjo pasi veshja e ngjitur pas trupit që Williams përdori gjatë turneut të këtij viti nuk do të jetë e pranueshme për shkak të një kodi të ri veshjeje që është miratuar për të luftuar veshjet shumë unike që kanë filluar të përdorin tenistët.

Sipas numrit një të FFT-së, Roland Garros nuk do të zbatojë një kod veshjeje aq strikt sa ai i “Wimbledon”, ku tenistët janë të detyruar të vishen vetëm me të bardha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Williams u paraqit këtë vit në turneun francez me një veshje futuriste, të cilën ia kushtoi nënave që duhet të luftojnë me format e trupit pas lindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?