Roma barazim spektakolar me përmbysje ndaj Atalantës së Gjimshitit (VIDEO)
Seria A vijon të dhurojë spektakël në sezonin e ri. Roma ka marrë një barazim spektakolar 3-3 ndaj Atalantës në duelin e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të me Pastoren, por reagimi i bergamaskëve ishte i frikshëm, duke shënuar tre gola.
Castagne fillimisht në minutën e 19-të dhe dy herë Rigoni e mbyllën fraksionin e parë në avantazhin e Atalantës. Në fraksionin e dytë Florenzi hapi ndeshjen me një gol të bukur në minutën e 60-të. Roma shtoi presionin teksa 8 minuta nga fundi shënoi dhe golin e barazimit me Manolas. Në këtë ndeshje luajti titullar edhe Gjimshiti, ndërkohë që Berisha nuk u aktivizua sërish. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

