Roma blindon mesfushën, transferon portugezin e njohur të PSG

Roma bën një goditje të rëndësishme në merkato duke afruar portugezin Renato Sanchez. Palët kanë rënë plotësisht dakord dhe pritet që në dy ditët e ardhshme mesfushori të zbarkojë në kryeqytetin italian për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Marrëveshja mes palëve është arritur për huazim me të drejtë blerjeje për një shifër pre 22 milionë eurosh, duke kompletuar një dëshirë të trajnerit Jose Mourinho që e kërkonte me ngulm,.

Me ardhjen e Sanchez, merkatoja në mesfushë mund të konsiderohet e mbyllur për Romën, asi më herët ka firmosur edhe me Aouar, i cili erdhi me parametra zero nga Lyoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?