Roma e Mourinhos është perfekte, triumfon me 5 gola ndaj CSKA-së së Sofies (VIDEO)
Jose Mourinho e ka nisur në mënyrën më të mirë aenturën në krye të në pankinës së Romës pasi verdhekqutë kanë fituar të 6 ndeshjet zyrtare të luajtura që prej fillimit të sezonit dhe suksesin më të fundit e kanë regjistruar në Conference League përballë bullgarëve të CSKA-së së Sofies.
Në “Olimpico” ndeshja nuk nisi aspak mirë për Romën, që e pa veten në disavantazh që në minutën e 10-të, pasi një gabim të mbrojtësit Gianluca Mancini bëri që Carey të dërgonte topin në rrjetën e portës së Rui Patricios.
Megjithatë verdhekuqtë reaguan në mënyrë perfekte dhe përmbysën gjithçka në pjesën e parë me golat e Lorenzo Pellegrinit dhe El Sharaëit. Pjesa e dytë foli vetëm për vendasit që shënuan sërish me Lorenzo Pellegrinin, dhe më pas me Mancinin e Abraham, të cilët vulosën rezultatin 5-1.
Po në grupin C, norvegjezët e Bodo Glimt triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj ukrainasve të Zoryas, në një sfidë ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pasi 45-minutëshi i parë përfundoi me rrjeta të paprekura.
KOHA JONË SONDAZH

